







Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë. Gjatë mëngjesit në pjesën jug-lindore do të ketë reshje të dëborës.
Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verior, më e theksuar përgjatë Vardarit.
Edhe në Shkup moti do të jetë kryesisht me vranësira dhe i ftohtë. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi veri-perëndimorë.
Temperatura minimale do të ulet në 1, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 6 gradë Celsiusë.