Moti sot me diell dhe vranësira të vogla, temperatura deri në 33 gradë

Moti sot në mbarë vendin do të jetë me diell dhe vranësira të vogla, do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri në 16, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 25 deri në 33 gradë.

Marketing

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe vranësira të vogla, do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet në 12, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 31 gradë Celsiusë.