I kemi parë shumë dhe shpesh, nëpër mbrëmje muzikore, videoklipe, intervista e fotografi.
Dikur nuk dilnin shumë në media, por viteve të fundit edhe Motrat Mustafa ekspozohen dukshëm më shumë. Po ecin edhe ato me hapin e kohës.

Pasi kanë paraqitje të shumta, edhe gardërobë kanë me shumicë. I kemi parë të veshura lloj-lloj, me fustane nga më të ndryshmet, e duket se shumë u pëlqen ngjyra e kaltër, shkruan “Kosovarja”.
Motrat Mustafa janë nga ato këngëtare që kanë arritur ta ruajnë me fanatizëm linjën e tyre muzikore.
