Mozzik: Këtë verë nuk do të rri beqar

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik krahas karrierës është i komentuar edhe për jetën private.

Marketing

Reperi nga Ferizaj prej vitesh ishte në lidhje me reperen, Loredana me të cilën u nda kohë më parë.

Dyshja e njohur përveç romancës disavjeçare bashkë kanë edhe një vajzë, Hanën.

Dhe, teksa Loredana së fundmi u përfol për një lidhje të re të mundshme, duket se edhe

Mozzik nuk e ka në plan të jetë beqar edhe për një kohë të gjatë.

Ai ka ngacmuar fansat me disa imazhe të radhës që ndau në llogarinë e tij në Instagram.

“Këtë verë nuk planifikoj të rri beqar”, ka shkruar Mozzik sipër fotografive ku shihet në një makinë.

Ndryshe, reperi shumë shpejt pritet të vijë me një bashkëpunim të ri me Butrint Imerin dhe Taynan.