Nga Ministria e Brendshme njoftuan se ka nisur aktivitetet për zbardhjen e incidentit të sotëm gjatë kremtimit të Ilindenit në Krushevë, kur disa individë hodhën objekte kah delegacioni.
Po merren masa për identifikimin e autorëve dhe ndaj tyre do të ngrihen parashtresa adekuate. Ministria e Brendshme në bashkëpunim me Prokurorinë Publike, po merr masa edhe për zbardhjen e rasteve të përhapjes së gjuhës së urrejtjes në manifestimin e sotëm në Krushevë, thonë nga Ministria e Brendshme.