MPB-ja e gatshme të sigurojë atmosferë të sigurt votimi

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se është plotësisht e përgatitur që të sigurojë një atmosferë të denjë dhe të sigurt, në të cilën çdo qytetar i yni do ta realizojnë të drejtën e votës.

Marketing

Nga MPJ-ja thonë se në pajtim me kompetencat e tyre, e ndjekin të gjithë procesin, me qëllim që dita e votimit të kalojë në një situatë të qetë, pa pengesa dhe në mënyrë dinjitoze siç i ka hije një shoqërie të lirë dhe demokratike. Theksojnë se me vendosmëri dhe pa kompromis do të parandalojnë çdo tentativë për çrregullimin e procesit zgjedhor pavarësisht se nga ku apo prej kujt vjen ajo.

Në periudhën e kaluar nëpunësit policorë kanë kaluar përmes aktiviteteve efektive dhe të planifikuara për vëzhgim efektiv dhe cilësor dhe sigurimin e përgjithshëm të procesit zgjedhor nga fillimi dhe deri në përfundimin e tij.