MPB-ja vazhdon me kontrollet e shtuara në trafik, 159 gjoba vetëm në Shkup

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në qytetin e Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 159 gjoba për shkelje të rregullave në trafik.

Marketing

Sipas njoftimit të MPB-së 54 gjoba janë për tejkalim të shpejtësisë, 7 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 11 për vozitje në gjendje të dehur.