MPB ka njohuri për bashkëpunëtorët që ndihmuan ikjen e Gruevskit

Policia dhe Prokuroria kanë informacion rreth veprimeve dhe bashkëpunëtorëve të mundshëm në organizimin e arratisjes së ish-kryeministrit Gruevski. Nga MPB për TV Sitel deklaruan se në koordinim me prokurorët për momentin janë duke ndërmarrë aktivitete për të konfirmuar të njëjtat por më shumë detaje nuk mund të shpallen sepse hetimet janë në vazhdim. Nga Ministria e Brendshme thonë se po hetohet edhe brenda policisë për të kontrolluar, përfshirjen e mundshme të punonjësve të policisë.

Marketing

“Ministria e Punëve të Brendshme në koordinim me Prokurorinë Themelore publike për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, është duke hetuar për ngjarjet dhe veprimet, si dhe për bashkëpunëtorët e mundshëm në organizimin dhe realizimin e arratisjes së personit të dënuar, Nikolla Gruevski. Gjatë hetimit janë siguruar informacione dhe ndërmerren aktivitete për vërtetimin e tyre. Duke marrë parasysh se hetimi është në proces, detajet do të zbulohen pas përfundimit të hetimit”, u shpreh nga MPB.

Në mënyrë identike Maqedonia prej Greqisë ka kërkuar ekstradim të të arratisurve Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, të cilët janë të burgosur në Selanik. Për shkak se me fqiun jugor shteti ynë nuk ka marrëveshje për ekstradim, janë në pritje të vendimit të Gjykatës supreme greke për të realizuar deportimin e tyre në Maqedoni.

Marketing