MPB konfirmon aksionin: Janë arrestuar tre persona, dy policë të lënduar

MPB ka konfirmuar se në koordinim me DAP-in dhe Inspektoratin e punës dhe Inspektoratit shtetëror të tregut mbrëmë kanë realizuar kontroll në shtatë objekte hotelierike në rrethinën e Shkupit.

Marketing

Në aksionin janë legjitimuar 21 persona, ndërsa janë arrestuar tre persona, ku te njëri prej tyre është gjetur armë zjarri.

“Është regjistruar edhe një kallëzim penal ‘sulm ndaj nëpunësit policor gjatë kryerjes së punëve të sigurisë’ ku janë lënduar dy nëpunës policor. Gjatë ndërmarjes së masave, apo arrestimit për shkak të dyshimit për prishje të rendit publik dhe qetësisë, personat S.M (34) dhe B.S (18), që të dy nga Shkupi kanë sulmuar personat e uniformuar me çka u kanë shkaktuar lëndime trupore. Personat janë privuar nga liria dhe kundër tyre do të ngritet kallëzim penal”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Marketing