MPB me detaje për arrestimin e Todoroviqit

MPB-ja bëri të ditur detajet e para për arrestimin e ish-kryetarit të Komunës Qendër, Vladimir Todoroviq, së bashku me katër persona të tjerë.

Marketing

“Dje në orët e pasdites dhe gjatë mbrëmjes nga zyrtarë policorë të Ministrisë së Punëve të Brendshme – Departamenti për luftë kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, me urdhër të Prokurorisë Publike, dhe me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, pesë persona janë privuar nga liria”, thonë nga MPB.

Personat u arrestuan dhe u ndaluan në stacion policor dhe gjatë ditës do të kalojnë para gjyqtarit të procedurës paraprake.

Sipas Makfax, do të kërkohen masa për sigurimin e prezencës, ndërsa për momentin nuk dihet nëse do të jetë paraburgim, arrest shtëpiak apo konfiskim i dokumentit të udhëtimit.

Marketing