Gjashtëdhjetë e nëntë vjeçari V.G. nga Gjevgjelia dyshohet se ka vrarë vëllain e tij L.G. (71) dhe nusen T.G. (62).
Lajmin për MPB-në e kanë konfirmuar nga SPB Strumicë, nga ku kanë bërë të ditur se sonte rreth orës 19:00 zyrtarë policorë kanë prevuar nga liria V.G. i cili rreth orës 18:50 para se të hynte në një shtëpi në Gjevgjeli ka qëlluar me armë në drejtim të vëllait dhe kunatës së tij, të cilët kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Vdekjen e bashkëshortëve e ka konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë nga Gjevgjelia, ndërsa personi është ndaluar në stacionin policor në Gjevgjeli dhe i është marrë arma me të cilën ka kryer vrasjen
Hetim në vendin e ngjarjes ka kryer Prokurori Publik dhe një ekip i MPB-së.