Ministria e jashtme bullgare ka shprehur shqetësm për votimin e ndryshimeve në kuvendin shtetëror për ligjin për shoqata, fondacione dhe partitë politike, sepse siç thonë pengojnë zbatimin efektiv të Marrëveshjes për fqinjësi të mire dhe ekziston rreziku i kufizimit të së drejtës së bashkimit të bullgarëve në vend.
“Presim nga autoritetet në Republikën e Maqedonisë së Veriut të garantojnë të drejta dhe liri të barabarta për të gjithë qytetarët e tyre, përfshirë edhe ata që identifikojnë veten si bullgarë. Kjo i referohet edhe shprehjes së lirë të pikëpamjeve dhe bindjeve të tyre historike në kushtet e një shoqërie pluraliste, si dhe mundësisë së krijimit të partive politike, shoqatave dhe qendrave kulturore”.
“Shtrohet pyetja e imponimit të një qasjeje në interpretimin e figurave dhe ngjarjeve historike bazuar ekskluzivisht në interpretimin zyrtar dominues në Maqedoninë e Veriut. Kjo qasje shpjegon pse nuk ka dëshirë për të zhbllokuar punën e Komisionit të Përbashkët Historik”, njoftojnë nga MPJ e Bullgarisë.
Ndërkohë, vazhdojnë pakënaqësitë e komunitet maqedonas në fqiun lindor. Dy shoqata maqedonase kanë bërë ankesë në Komisionin Evropian kundër Sofjes pasi që me vendim të gjykatës së lartë u likuidua organizata që i qëndroi prapa hapjes së klubit kulturor maqedonas “Nikolla Vapcarov”.
Deputetët e shumicës dhe të opozitës votuan të martën ndryshimet që nëse shoqatat e krijuara nuk ndryshojnë emrin brenda tre muajve, Ministri i Drejtësisë është përgjegjës për fshirjen e tyre nga Regjistri Qendror.
Këto ndryshime pasuan pas hapjes së klubeve kulturore bullgare në Manastir dhe Ohër, me emrat e figurave kundërthënëse nga e kaluara, të lidhura me fashizmin – “Ivan Mihailov” dhe “Car Boris.