Ministria e Jashtme e Bullgarisë në faqen zyrtare në fejsbuk thekson se autoritetet në Shkup duhet të ndërmarrin masa për t’i dhënë fund gjuhës së urrejtjes dhe të mbroj qytetarët e tyre nga vetëdija bullgare.
“Ministria e Punë të Jashtme me vëmendje është duke ndjekur publikimet e vazhdueshme në rrjetet sociale me lista të qytetarëve bullgar në Maqedoni, me thirrje për marrje të gjërave në duar të tyre dhe përballe me ta. Presim autoritetet në Shkup të ndërmarrin masa për t’i dhënë fund gjuhës së urrejtjes dhe mbrojtje të qytetarëve të tyre me vetëdije bullgare”, thuhet në publikimin, përcjell SHENJA.
Autoritetet në Maqedoni edhe përkundër vetos bullgare për fillimin e bisedimeve thonë se nuk heqin dorë nga gjetja e një zgjedhje për të tejkaluar edhe këtë kontest.