Natë e qetë e ekipeve të kujdestarisë në Qendrën klinike

Në qendrat urgjente dhe kovid qendrat në Qendrën klinike, nata e ndërrimit të motmoteve ka kaluar qetë. Në krahasim me vitet e kaluara ka pasur më pak të pranuar. Dhjetëra kontrolle në Qendrën klinike kirurgjike dhe dhjetëra në Klinikën për toksikologji.

Marketing

Kjo sipas ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe është tregues se qytetarët i kanë respektuar rekomandimet.

“Dhjetëra kontrolle dhe pranime në Qendrën urgjente kirurgjike që krahasuar me 30 deri 40 në vitet e kaluara është shumë më pak. Dhjetëra pranime edhe në Klinikën për toksikologji që në një mënyrë është qendër internistë urgjente, poashtu shumë më pak krahasuar me tridhjetë raste që janë regjistruar vitet e kaluara. Kjo nënkupton se me të vërtetë janë respektuar masat, të mos ketë kremtime, të mos ketë grupime dhe kjo është një meritë e madhe edhe e qytetarëve”, ka thënë Filipçe në deklaratën për media para Qendrës urgjente në Shkup.

Në kovid qendrat, ka thënë ai në vazhdimësi më shumë se një javë, numër i përafërt identik i shtretërve të lirë- qindra në klinikat interne, vetëm tre pranime dje dhe numër i konsiderueshëm prej tridhjetë shtretërve të lirë në Klinikën infektive që sipas tij nënkupton se edhe ky trend i pranimeve në kovid qendrat është shenjë për situatë të qëndrueshme epidemiologjike.

Drejtoresha e Klinikës infektive, Milena Stevanoviq ka informuar se në Klinikë gjithsej janë hospitalizuar 122 pacientë ku qindra janë me fotografi të rëndë klinike, rreth 12 janë në ventilim joinvaziv, ndërsa pjesa më e madhe janë në mbështetje me koncentrim të lartë të oksigjenit.

“Ky është numër më i vogël që ende nuk e kemi pasur. Shpresoj se ky trend do të vazhdojë”, ka thënë Stevanoviq.

Mjeku Dejan Dokiq ka thënë se në kovid qendrat e klinikave infektive dje në mbrëmje ka pasur vetëm tre pranime dhe nuk ka pasur viktima. Gjithsej siç tha ka 104 shtretër të lirë nga kapacitetet prej 220 shtretër. Asnjë prej tyre nuk ka nevojë për ventilim joinvaziv ose respiratorë.