MPSS: 450 fëmijë romë nga familjet e rrezikuara sociale, lirohen nga pagesa e participimit për kopshte

Më shumë se 450 fëmijë romë, familjet e të cilëve janë në rrezik social, janë liruar nga pagesa e participimit për kopshte, në kuadër të bllok dotacioneve, që vetëqeverisjet lokale i fitojnë nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, informuan nga kabineti i zëvendësministres plotësuese për punë dhe politikë sociale, Sanella Shkrijel. Duke filluar nga viti 2018, me kyçjen e njësive të vetëqeverisjes lokale, në mënyrë sistematike, MPPS e zgjidh inkluzionin e fëmijëve romë. Kjo është edhe pjesë e strategjisë nacionale për romët 2014-2020.

Marketing

“Zhvillimi i hershëm fëmijëror është baza për zhvillimin e mëtutjeshëm dhe edukimin e çdo individi dhe pikërisht për këtë, MPPS, gjatë këtyre 2 vite e gjysmë, e përkushtuar dhe fuqishëm punon për investimin e zhvillimit të hershëm fëmijëror. Është investuar gjithsej në 43 kopshte, kurse njëkohësisht po përforcohen edhe kompetencat profesionale të edukatorëve, përmes programeve të ndryshme, pro edhe përmes rritjes së pagave.”,- thuhet në kumtesën e MPPS-së.

Nga kjo ministri thonë se pagat e edukatorëve po rriten vazhdimisht, edhe atë vetëm gjatë vitit të kaluar pagat e të punësuarve në kopshte janë rritur për 26%.