MSH-Maqedoni: Do të aplikojmë të gjitha vaksinat e dhuruara nga Bullgaria para datës së skadimit

Ministria e Shëndetësisë informon se sipas parashikimeve të sakta për nevojat për rivaksinim me vaksinën “Pfizer”, si dhe interesin e madh për dozën e parë nga ky prodhues, të gjitha dozat do të aplikohen shumë kohë para datës së skadimit.

Marketing

“Vaksinat nga prodhuesi “Pfizer”, të cilat duhet të mbërrijnë si donacion nga Republika e Bullgarisë, do të aplikohen brenda 5 deri në 7 ditë nga shpërndarja e tyre në pika.

Sipas marrëveshjes me Republikën e Bullgarisë, vaksinat do të jenë të disponueshme më 14 shtator në pikat tona, që do të thotë se ka më shumë se kohë të mjaftueshme për t’i përdorur ato dhe asnjëra prej tyre nuk do të shkatërrohet.

Doza mesatare ditore është rreth 10.000 vaksina, ndërsa përqindja më e madhe e tyre janë nga prodhuesi “Pfizer”.

Prandaj, qytetarët mund të jenë të sigurt se të gjitha vaksinat do të jenë të sigurta dhe të vlefshme në kohën e vaksinimit”, njoftojnë nga MSh.

Me këtë rast, shtojnë nga atje, Ministria shpreh mirënjohjen e saj për Qeverinë e Republikës së Bullgarisë për donacionin.

Nga MSh u bëjnë thirrje qytetarëve që të vaksinohen në masë për të mbrojtur veten nga virusi.