Muaji i Ramazanit, ‘Ramstor’ me fushata speciale

Ramstor Maqedoni, si çdo vit, edhe sivjet e pret muajin e Ramazanit me fushata speciale me ofertë të pasur dhe me çmime ekonomike. Pakot e Ramazanit të cilat në tryeza do ta përcjellin begatinë e Ramazanit, të ofruara me produkte të llojllojshme shkojnë në kontribut të buxhetit familjar.

Marketing

Çdo vit Ramstore u ofron klientëve të vet fushata me përmbajtje të pasur dhe zbritje të cilat janë përgatitur enkas për Ramazan, si dhe mundësi të shumta për përfitime.

Lidhur me fushatën e re për Ramazan nga ana e Ramstor Maqedoni e japim deklaratën që vijon:

“Katalogu ynë për Ramazan me zbritje speciale, i cili është përgatitur që në tërësi t’i plotësoje nevojat e konsumatorëve, përmes qindra produkteve të ofruara do të sjell bereqetin e Ramazanit në shtëpitë tuaja. Fushata jonë unike me pikët përmes produkteve të shumta do të vazhdojë të mundësojë përfitime shtesë për blerësit tanë.

Nga ana tjetër, pakot speciale të përgatitura të Ramazanit, do të sigurojnë lehtësim për konsumatorët gjatë blerjes, pasi që i sigurojnë nevojat për Ramazan në një pako të vetme.

Pakot e Ramazanit janë të tre variante të ndryshme me çmime të ndryshme prej 350, 500 dhe 1500 denarë varësisht nga nevojat tuaja, dhe janë përgatitur me qëllim që t’i plotësojnë nevojat e shumta të një familje prej katër ose më shumë anëtarëve për tryezën e iftarit, siç është mielli, orizi, kafeja, sheqeri, vaji i lulediellit, instant supa dhe makaronat. Me pakot e Ramazanit, të cilat do të kontribuojnë për buxhetin familjar dhe do t’u mundësojnë që konsumatorëve tanë të kursejnë, konsumatorët tanë i pret tryezë me bereqet për syfyr dhe iftar.

Me këtë rast, në emër të familjes së Ramstor Maqedoni, të gjithë pjesëtarëve të konfesionit islam ua urojmë fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit dhe ju dëshirojmë që i njëjti t’u sjellë mirëqenie për të gjithë”.

RAMAZAN PAKETI_03

RAMAZAN PAKETI_06

RAMAZAN PAKETI_09