Muaji i shenjtë i Ramazanit, besimtarët myslimanë nisin nesër agjërimin

Rreth një e katërta e popullsisë së botës do të nisin një ditë ndryshe më 11 mars, pasi lindja e diellit do ti gjejë duke agjëruar.

Marketing

Besimtarët myslimanë do të nisin muajin e Ramazanit, muaji më i shenjtë i kalendarit islamik, i konsideruar si periudha ku trupi dhe shpirti pastrohet. Muaji i nëntë i kalendarit hënor Islam, zgjat nga 29 ose 30 ditë dhe gjatë tij besimtarët nuk do të konsumojnë ushqime, pije, si dhe shmangin çdo sjellje negative të njeriut nga lindja e diellit deri në perëndim.

Për Ramazan, besimtarët kërkojnë falje për mëkatet, luten për ndihmë ndaj të këqijave dhe përpiqen të pastrohen nëpërmjet vetëpërmbajtjes dhe veprave të mira. Përveç pastrimit të shpirtit, agjërimi mbahet për t’u solidarizuar me të varfrit, për të ndarë ushqimin me to.

Por muaji i Ramazanit nuk ndryshon vetëm rutinën e personave që agjërojnë, por edhe shumë të tjerëve, të kësaj feje ose jo. Shumë njerëz solidarizohen me sakrificën që myslimanët bëjnë, duke qenë më të kujdesshëm në veprimet e tyre kundrejt agjëruesve. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qytetarët që nuk agjërojnë kanë krijuar një rutinë duke mos konsumuar ushqim para tyre, organizuar dreka pune, mirëkuptimi në shumë situata, dhe shumë veprime të tjera.

Me anë të këtyre veprimeve amerikanët dhe shumë persona në shtete të ndryshme të botës, tregojnë mirëkuptimin e tyre me personat që e bëjnë atë sakrificë.

Marketing