Muller largohet nga Bajerni, në garë janë 3 klube nga Seria A

Ylli gjerman Tomas Muller raportohet se në fund të këtij sezoni mund të largohet nga Bajern Munihu. Veterani gjerman në fund të këtij sezoni e mbyll kontratën me kampionët në fuqi të Gjermanisë. Negociatat mes lojtarit dhe ‘bavarezëve”, sipas medieve gjermane, kanë ngecur dhe duket se ky kampionat mund të jetë i fundit për Mullerin në fanellën e klubit më të madh në tokën gjermane.

Marketing

E ardhmja e lojtarit siç raportohet, mund të jetë Italia. Juventusi thuhet se është i interesuar për gjermanin, i cili ka përvojë të madhe ndërkombëtare.

Madje, mësohet se krerët e Juvës shumë shpejtë do të kontaktojnë agjentin e lojtarit, të cilin synojnë të transferojnë në Torino, verën që vjen. Ndryshe, lojtari prej kohësh po monitorohet edhe Man. JUnajtedi, Milani dhe Interi.