Murati në Gostivar, ndan 40 vendime kompanive për projekte vetëpunësimi

Zëvendësdrejtori I Agjencionit për Punësim, Bekim Murati, ka qëndruar për vizitë në Qendrën rajonale në Gostivar të kësaj drejtorie, ku ka shpërndarë 40 vendime për kompanitë nga Gostivari, ku kanë fituar projekte për vetë punësim. Gjatë vitit 2019, nga ky Program I Agjencionit për Punësim, në Gostivar, janë punësuar gjithsej 103 persona, ndërsa në nivel shtetërorë si rezultat I këtyre Programeve janë punësuar reth 1400 persona.

Marketing

Zëvendësdrejtori Bekim Murati, paralajmëron se këta masa për uljen e papunësisë do të vazhdojnë edhe vitin e ardhshëm, ku ai ju bënë thirje kompanive që të aplikojnë në këtë Program. Ai thotë se në kuadër të këtij Programi kompanitë mundë të fitojnë në subvencionimin e rrogave të punëtorëve, hapjen e bizneseve të reja si dhe kreditimin e kompanive të vogla dhe të mesme.

“ Agjencioni për Punësim, është i hapur për të gjithë afarasitët e kompanive të vogla dhe të mesme, si dhe personave fizik, të cilët duanë që të aplikojnë me ide biznesore. Kjo është një mundësi shumë e mirë për zhvillimin dhe rritjen e kapaciteteve të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Nga ky Program, mundë të themi lirishtë se kompanitë shqiptare po e marinë hisen e tyre që ju takon. Do t’i inkurajojë që në të ardhmen të aplikojnë më shumë dhe t’i ndjekin paralajmërimet e Agjencionit për Punësim”, u shpreh Bekim Murati, Zëvendësdrejtor i Agjencionit për Punësim.