Musliu: E tmerruar nga vendimi i Speciales për dënimin e Salih Mustafës

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar për vendimin e Trupit Gjykues të Gjykatës Speciale i cili dënoi me 26 vite burg Salih Mustafën.
Me anë të një postimi në Facebook, Musliu është shprehur “e tmerruar” nga vendimi i Speciales, shkruan lajmi.net.

Marketing

“Faleminderit Zot, që ma dhe durimin me e përballu stresin e presionit që m’u shkaktua kur po votohej Gjykata Speciale. Faleminderit që ma dhe guximin qe t’iu qëndroj fort bindjeve të mija të familjes, farefisit dhe shoqërisë sime”, shkroi ajo.

“Sot edhe pse ndërgjegjën e kam të pastërt, shpirti im është rënduar nga dhimbja për CALIN dhe për veprën sublime të USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS, për KRYEVEPRËN E HISTORISË SONË KOMBËTARE”, shkroi tutje ajo.

Postimi i plotë i Musliut:

E t’merruar nga vendimi I gjykates në Hagë!!!

Faleminderit Zot, që ma dhe durimin me e përballu stresin e presionit që m’u shkaktua kur po votohej Gjykata Speciale. Faleminderit që ma dhe guximin qe t’iu qëndroj fort bindjeve të mija të familjes, farefisit dhe shoqërisë sime.

Faleminderit të gjithë atyre që më mbështeten e më përkrahen në ato ditë torturuese që më besuan dhe më dhanë kurajo kur vendosa të votoj kundër kësaj gjykate që sot po e përdhosë gjakun e sakrificen e popullit tim.

Sot edhe pse ndërgjegjën e kam të pastërt, shpirti im është rënduar nga dhimbja për CALIN dhe për veprën sublime të USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS, për KRYEVEPRËN E HISTORISË SONË KOMBËTARE.

Lavdi e përjetshme luftës së CALIT dhe UÇK-së!.

Marketing