“Mesazhet nga ambasada Amerikane kanë një efekt mbi politikanët shqiptar, kështu që edhe nëse duan, ata nuk mund të pengojnë debatin e ndryshimeve në Komision për më shumë se dy ditë. Mund të zgjasë maksimumi tre ditë dhe gjithçka do të ketë mbaruar. Ekziston një kuorum për votimin”, tha analisti politik Albert Musliu në lidhje me takimin e sotëm midis ambasadorit të SHBA Kate Byrnes dhe drejtuesve të Aleancës së Shqiptarëve dhe Alternativës
Sipas tij, poenta është që ngërçi që ishte në muajt e fundit nuk mund të zgjidhet brenda një ose dy ditëve.
“Ka gjëra që nuk janë thënë me ASH-AAA. Megjithatë, unë besoj se në këtë fazë nuk do të ketë lojë dhe marrëveshja për shtyrjen e regjistrimit do të jetë e vlefshme”, tha Musliu./Telegrafi/