Nagoriç i Vjetër, Kokino: Zjarri vihet nën kontroll

Zjarri i cili gjatë mbrëmjes kaploi disa pjesë të territorit të komunës së Nagoriçt të Vjetër, sipas organeve komunale është vënë nën kontroll, dhe kjo falë interevenimit të shpejtë të Njësiteve të Zjarrëfikësve si nga Kumanova, Shkupi, Manastiri, Kavadari dhe Rankovci, pastaj Armata e RMV, MPB, N.P. Pyjet e RMV të cilët gjatë tërë natës shuan zjarrin që përfshiu Kokinon.

Marketing

“Deri më tani, përderisa ishte aktiv zjarri në komunën tonë, arritëm që të shpëtonim nga flakët e zjarrit, banorët, shtëpitë, përvec disa shtëpive të cilat i kaploi zjarri por që janë shtëpi të pa banuara, nuk jeton askush në to, sakaq të tjrat të banueshmet i shpëtuam, gjë që për momentin ishin prioritet, tani për tani kemi një pjesë këtu pas nesh ku kemi zjarr aktiv por që largë vendbanimeve është dhe të cilin nuk do ta lejojmë të zgjerohet, do të bëjmë gjithëcka që ta shuajm”, tha kryetarja e komunës së Nagoriçit të Vjetër, Zhaklina Jovanovska.

Nga ana tjetër banorët ndjehen të tmerruar dhe të frikësuar nga gjendja me të cilën u ballafaquan gjatë tërë natës së kaluar.

“Kjo që ndodhi ishte e tmerrshme, zjjarri sa nuk arriti afër shtëpive, falë autoriteteve të cilët menjëher arritë si Policia e Zjarrëfikësit, sapo u perhaps zjarri erdhë menjëher, por nuk mundën ta shuajn zjarrin pasi që e paten të pamundur të hyjnë nga flakët e zjarrit dhe tymi i dendur”, tha një banor.

Ndryshe në shuarjen e zjarreve në këto pjesë të Nagoriçt të Vjetër, ishte përfshirë edhe një helicopter i Armatës, paraprakisht ishin evakuuar edhe banorët.

Marketing