NASA ka prezantuar një incizim video të muzikës së universit, i cili është bërë nga të dhënat me ultratinguj.
Shkencëtarët i kthyen fotot e grupit të galaktikave të bëra nga teleskopi Hubble me ndihmën e kamerës. Çdo element ka tingullin e vet. Yjet dhe galaktikat kompakte kanë tone të shkurtra dhe të qarta, ndërsa galaktika spirale – tone të gjata me amplitudë të ndryshueshme.
“Është ndoshta muzika më e pazakontë që kemi dëgjuar ndonjëherë,” tha NASA.
Përdoruesit e internetit vlerësuan ‘muzikën’ të tmerrshme, por interesante.
“Kjo duket pak e frikshme për mua!”, shkroi njëri prej tyre
Të tjerë e përshkruan ‘muzikën’ e hapësirës si të çuditshme dhe të tensionuar.
“Ky klip është i frikshëm për mua dhe kjo tingëllon sikur tingujt që dëgjoni kur jeni nën ujë”, “Tingëllon si Pink Floyd i hershëm”, “Interesante, por shqetësuese në një farë mase”, janë disa nga komentet e tjera.