NATO dërgon avionë vëzhgimi për të ‘monitoruar aktivitetin ushtarak rus’

NATO ka vendosur avionë vëzhgimi në Lituani për të “monitoruar aktivitetin ushtarak rus pranë kufirit të aleancës”.

Marketing

Avionët AWACS do të jenë në gjendje të “zbulojnë avionë dhe raketa qindra kilometra larg”, tha zëdhënësi në detyrë i NATO-s, Dylan White.

Sipas White, ato janë një “aftësi kryesore paralajmëruese e hershme për NATO-n”. “Lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës ka rritur fokusin tonë në mjedisin e sigurisë në rajonin e Detit Baltik”, shtoi White.

Javën e kaluar, në vazhdën e sulmeve ruse të dronëve pranë territorit të NATO-s, SHBA vendosi katër avionë luftarakë shtesë F-16 në Rumani për të përmirësuar misionin e policisë ajrore të NATO-s.