Është ndarë nga jeta në moshën 73 vjeçare këngëtari i mirënjohur kosovar Luan Hajra, i cili pas vetes ka lënë një krijimtari të bukur e të bujshme muzikore.
Luan Hajra ishte ylli i muzikës popullore, zëri që u dëgjua me ëndje të rrallë nga publiku shqiptar dhe ai ish Jugosllavisë..
Hajra, kishte nisur të këndonte që në fëmijëri, kishte këngë e albume muzikore, por hiti i tij i madh mbetet kënga “Rroka
Mandolinën”.