Radhë të gjata në bankat e Rusisë pas përjashtimit nga sistemi SWIFT

Pamje të publikuara në mediat sociale tregojë radhë të gjata qytetarësh në disa banka të Rusisë në ngut për të tërhequr paratë e tyre.

Marketing

Paniku u krijua pas vendimit për përjashtimin e disa bankave ruse nga sistemi SWIFT.

Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar deklaruan të shtunën se do të përjashtojnë disa banka ruse nga sistemi ndërkombëtar SWIFT, ndëshkim i cili pritet të jetë më efikas sesa sanksionet ekonomike.

Sistemi SWIFT është një rrjet i sigurisë së lartë që lidh mijëra institucione financiarë në të gjithë botën.