Ndërroi jetë në aeroplan 74-vjeçari nga Gostivari

Ka ndërruar jetë një person nga Gostivar, i cili më 23 prill 2019 po udhëtonte nga Bazeli në Shkup me aeroplan. Pasi aterroi në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit, u raportua se një person nuk po jepte shenja jete.

Marketing

Në ora 00:50, mjekët kanë konstatuar vdekjen e personit K.K. (74) nga Gostivari. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar tek familja.