Ndërron jetë ish-Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld

Ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare ish-Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Donald Ramsfeld. “Gjatë 6 dekadave të shërbimit të tij, historia mund ta kujtojë atë për arritjet e tij të jashtëzakonshme”, tha familja e tij në një deklaratë.

Rumsfeld, një ish-anëtar republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, shërbeu si 2 herë si Sekretar i Mbrojtjes fillimisht gjatë presidencës së Gerald Ford në vitet 75-77 dhe më pas nga viti 2001 në 2006-ën kur në shtëpinë e bardhë ishte George W. Bush. Ramsfeld njihet si një nga arkitektët kryesorë të luftës në Irak dhe Afganistan pas sulmeve të 11 shtatorit. Për rolin e tij në këto ngjarje ka komente të ndryshme sidomos pas tejzgjatjes së ndërhyrjes ushtarake dhe kritikave për keqtrajtime në burgun e Abugraib.

Marketing

Por Donald Ramsfeld njihej si një mbështetës i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe për këtë u vlerësua nga ish-presidenti Bujar Nishani në 2013-ën me dekoratën e Flamurit kombëtar. Lidhjen e tij me Shqipërinë ai e pohoi edhe në një intervistë në atë kohë për Tv Klan.

Ai e vizitoi disa herë Shqipërinë, e fundit ishte në vitin 2013 kur inauguroi edhe librin e tij në gjuhën shqipe.