Ndërron jetë në moshë të re, kryetari i një dege të Lëvizjes BESA

Ka ndërruar jetë në moshë të re, Agron Rexhep kryetar i degës së Lëvizjes BESA në Prespë.

Marketing

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë kryetari i kësaj partie, Bilall Kasami.

“Ndarja e parakohshme nga jeta e biznesmenit, njëherit edhe kryetar i degës së Lëvizjes BESA në Prespë Agron Rexhepit, na ka pikëlluar të gjithëve. Humbëm një bashkëpartiak, një koleg, një biznismen të suksesshëm, një prind të mirë dhe një familjarë të përkushtuar.

Gonin do e mbajmë mend për sakrificën e tij dhe punën e pa lodhur.

Ngushëllime familjes Rexhepi!”, ka shkruar Kasami.