Ndihmë për të porsalindurit në spitalit Gjinekologjik “Nëna Tereza”

Organizata Humanitare El Hilal, dje Spitalit specialistik për gjinekologji “Nëna Tereza” në Çair të Shkupit i dorëzoi ndihmë humanitare, batanije dhe bluza për foshnjat e porsalindura, gjithsej 180 komplete.

Marketing

Duke qenë se kjo lloj ndihme është e nevojshme dhe urgjente për spitalin, El Hilali ra në kontakt me bamirës nga Tetova, i cili merret me këto prodhime dhe dje e realizoi këtë aksion.

Me këtë rast spitalin e vizitoi Behixhudin Shehapi, kryetar i Organizatës bashkë me Talat Sadikun, nënkryetar dhe Irfan Isakun, anëtar i Këshillit drejtues, të cilët u priten nga dr. Bashkim Ismaili drejtori i spitalit dhe nga bashkëpunëtorët e tij.

Dr. Zejnullah Ademi, anesteziolog dhe Florim Ademi, laborant në këtë spital dhe aktivist i El Hilalit. Në këtë takim të ngrohte, mikpritës dhe vëllazëror, drejtori e falënderoi El Hilalin për këtë ndihmë si dhe për kujdesin permanent me ndihma humanitare për këtë spital të rëndësishëm në Çair. Ai, gjithashtu uroi që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe më tej, gjë që e pranuan drejtuesit e El Hilalit.