Ndihmës sekretarja amerikane më 28 prill do të qëndrojë në Shkup

Ndihmës sekretarja amerikane e SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Euroziatike Karen Donfrid nga data 25 deri më 29 prill do të qëndrojë në Ballkanin Perëndimor me ç’rast në kuadër të turneut do ta vizitojë edhe Maqedoninë e Veriut. Siç kumtoi Stejt Departamenti, Donfrid në Shkup vjen më 28 prill, ku në takimet me zyrtarët e Maqedonisë së Veriut, do të shprehë mbështetje të fuqishme për negociatat e vendit për hyrje në BE dhe do të shprehë falënderim për ndihmën ndaj Ukrainës.

Marketing

Pritet që ajo t’i bëjë thirrje Maqedonisë së Veriut, si anëtare më e re e NATO-s, që ta vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë për një sërë çështjesh rajonale, të sigurisë dhe të mbrojtjes për promovimin e demokracisë dhe stabilitetit rajonal. Pjesë e turneut të Donfridit në Ballkanin Perëndimor janë edhe Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Serbia dhe Kosova prej ku do ta fillojë vizitën në rajon.