Ndizen dritat e pemës në sheshin “Skënderbej” (VIDEO)

Mbrëmjen e sotme janë ndezur dritat e pemës gjigande, edhe në sheshin “Skënderbej”. Në qendër të Tiranës mbizotëron atmosfera e festave në kohën që duhen edhe disa ditë nga festa e Krishtlindjeve dhe e Vitit të Ri.

Marketing

Ndezja e dritave të pemës u shoqërua me një koncert nga fëmijët e Tiranës. Në shesh ishte gjithashtu edhe kryebashkiaku, Erion Veliaj.

Në këtë aktivitet Veliaj u shpreh:“Në fakt ne në Tiranë dimë të ndezim drita. Ndezim drita nëpër shkolla. Ndezim sot dhe dritat e pemës, por pyetja më e rëndësishme është: – A mund të ndezë gjithsecili prej nesh një dritë në zemrën e tij, një dritë që e bën pak më të mirë sec ishte këtë vit, pak më solidar, një shok më të mirë, një nxënës më të mirë, një qytetar më të mirë? Nëse ne ndezim këtë dritë në zemrën tonë, secili prej nesh këtë vit mund të bëjë gjëra të mrekullueshme”.

Dritat e pemës janë ndezur mbrëmjen e sotme edhe në qytete të tjera të vendit.

Marketing