Festoi duke bërë shqiponjën, goli spektakolar i Brojës në Premier League

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Armando Broja është duke kaluar një moment spektakolar në karrierën e tij.

Marketing

Në ndeshjen e javës së 15-të të Premier League, sulmuesi kuqeziqë luan në radhët e Southampton rikthehet titullar dhe gjen sërish rrjetën. Në minutën e 30-të të ndeshjes ndaj Brighton, Broja realizoi një gol duke zhbllokuar ndeshjen.

Ky është goli i tretë i Armando Brojës, të cilin vetë futbollisti e ka festuar duke bërë shqiponjën me duar.