Ndotja e ambientit, dyshohet për djegie të pakontrolluara në qytet (Video)

Matësit e ajrit ditëve të fundit kanë treguar nivel të lartë të ndotjes.

Marketing

Me ajër me të ndotur rezulton matësi tek Rektorati si dhe në Lisiçe. Banorët e kësaj lagjeje, ndonëse nuk pranuan të flasin para kamerës, na konfirmuan se shpesh nuhasin aromë të plastikës së djegur. Ndotja më e lartë u shënua dy ditë më parë në Gazi Babë. Grimcat PM10 në këtë zonë të Shkupit tejkaluan 500 mikrogramët për metër kub, ndërsa niveli i lejuar i ndotjes është 50 mikrogram. Nga Ministria e Mjedisit na thanë se këtë stacion matës do ta kontrollojnë nëse ka defekt.

“Matjet për koncentrimin e matur të grimcave PM10 në pikën matëse Gazi Babë, gjatë fundjavës, të dhënat dhe vetë instrumenti janë nën mbikëqyrje të mëtutjeshëm, me çfarë instrumenti do të testohet dhe nëse është e nevojshme do të servisohet”.

Reagimet e shoqatave ambientaliste dyshojnë se kjo ndotje vjen djegia e mbeturinave që bëhet në disa zona të kryeqytetit.

Këto fotografi janë disa dëshmi të qytetarëve që kanë raportuar nëpër rrjetet sociale. Për këtë, nga Qyteti i Shkupit na thanë se në vazhdimësi po punojnë në kontrollin, zbulimin dhe sanksionimin e shkaktarëve të ndotjes së ajrit.
“Në terren shërbimet e inspektimit të qytetit të Shkupit i kontrollojnë edhe të ashtuquajturat vendbanime të “egra” ose vendbanime të improvizuara në më shumë lokacione në Shkup, për të cilat kemi ankesa të shpeshta që ndotin ajrin përmes djegies së mbeturinave”.

Nga qyteti i Shkupit na thanë se për ndezjen e zjarreve u është dhënë paralajmërim personave të cilët po banojnë në afërsi të BPRM, para ndërtesës së “Astera” dhe atyre që banojnë përgjatë Vardarit nën Kala. Tatjana Çakulev nga “Koalicioni O2 – për ajër të pastër” përmes telefonit na tha se përveç djegieve të pakontrolluara, ndikim në ndotjen e ajrit mund të ketë edhe puna e disa fabrikave në kryeqytet. Ndërkaq i pari i Shkupit, Petre Shilegov sot nisi aksionin për pastrimin e hapësirave publike tha se pluhuri është një ndotës tjetër i ajrit të qytetit.

“Synimi ynë është që ta presim dimrin me rrugë të pastra, me sa më pak pluhur që është e mundur sepse na paraprin dimër me ajër të ndotur, e të paktën pluhuri i ndërtimtarisë dhe pluhuri në përgjithësi të jetë i ulët dhe ta ulim intensitetin e ndotjes në periudhën që vjen”, u shpreh Petre Shilegov – Kryetar i Shkupit.

Fajin për ndotjen e ajrit në periudhën e dimrit, qeveritë lokale ia linin ngrohjes me dru si dhe automjeteve. Tani në verë kur askush nuk ndez zjarr për t’u ngrohur, megjithatë po shënohen ndotje enorme të ajrit.

KUSH PO E NDOT AJRIN NË VERË? DYSHOHET PËR DJEGIET E PAKONTROLLUARA NËPËR QYTET

KUSH PO E NDOT AJRIN NË VERË? DYSHOHET PËR DJEGIET E PAKONTROLLUARA NËPËR QYTET

Publiée par TV21 sur Mardi 14 août 2018

Marketing