Ndryshime në mënyrën e regjistrimit të bizneseve

Prej 1 tetorit të vitit të ardhshëm qytetarët që do të regjistrojnë kompani, në regjistrin Qendror do të kenë obligim të nënshkruajnë deklaratë nëse kanë aksione në kompani të tjera. Me këtë model, autoritetet konsiderojnë se do të zvogëlohet mundësia e pastrimit të parave në rast të transferimit të parave të gatshme nga një person juridik tek tjetri. Regjistri i tillë është në përputhje me direktivat evropiane.

Marketing

“Qëllimi është plotësimi i nevojave të subjekteve të bizneseve që janë themeluar, respektivisht zgjerim i sistemi një sportel dhe lehtësim të mëtejshëm të procedurës për fillimin e një biznesi, regjistrimin për qëllime të TVSH-së dhe punësime”, tha Marija Boshkovska – Janoski, drejtoreshë e Regjistrit Qendror.

Marketing