Ndryshime në udhëheqësinë e LSDM-së, vijojnë në Qeveri

LSDM-ja këtë fundjavë në seancën e Këshillit Qendror të partisë e shkarkoi pothuajse tërë udhëheqësinë partiake. Nga funksioni janë shkarkuar tërë këshilli ekzekutiv i LSDM-së, të gjithë gjashtë nënkryetarët e partisë, sekretari i përgjithshëm, organizativ dhe ndërkombëtar, si dhe koordinuesja e Forumit të gruas. Kryeministri dhe lideri i partisë Zoran Zaev pas seancës paralajmëroi se do të vijojë ndryshimin i shumë ministrave në Qeveri, si dhe zëvendësve dhe funksionarëve të tjerë. Me këtë rast tha se nuk sheh asnjë arsye të ofrojë dorëheqje nga funksioni i kryeministrit.

Marketing

“Do të ketë ndryshime të pozicioneve të ministrave, zëvendësve dhe funksionarëve tjerë në qeveri, si dhe drejtorëve në NP, Agjencive, SHA në pronësi shtetërore, gjithkund ku nuk ka rezultate, ose është treguar arrogancë, nuk është pasur kapacitet demokratik, sukses, do të ndodhin ndryshime. Do të jenë serioze sikur që janë këtu në partinë politike, pasi vetëm ashtu është në rregull”, ka thënë Zaev.

Sipas vendimeve që janë sjellë me konsensus informoi janë shkarkuar Aleksandar Kiracovski, sekretar i përgjithshëm, Mile Zeçeviq, sekretar organizativ, Dane Talevski, sekretar ndërkombëtar, Cvetanka Laskova, koordinuese e Forumit të gruas dhe gjashtë nënkryetarët: Frosina Tashevska Remenski, Oliver Spasovski, Petre Shilegov, Bllagoj Boçvarski, Damjan Mançevski dhe Muhamed Zekiri. Informoi se sekretar i ri i përgjithshëm është zgjedhur Ljupço Nikollovski dhe ai tashmë nuk do të jetë ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

“Premtuam ndryshime dhe po ndodhin. LSDM sonte demonstroi përgjegjësi serioze para qytetarëve dhe vendit të vet. Sollëm vendime që sjellin ndryshime thelbësore”, deklaroi Zaev.
Ai shtoi se këto vendime janë shprehje serioze e përgjegjësisë, së, siç theksoi, përgjigjeve ndaj porosive të qytetarëve dhe ambicieve tona për përmirësimin tonë. .

I pyetur se sa ministra do të përfshihen me ndryshimet, Zaev nuk ka dhënë numër, por ka shtuar se do të jenë më shumë se tre pa mos dhënë detaje se për cilët ministra bëhet fjalë.

“Numrin nuk e them. Duke pasur parasysh se deri tani janë ndërruar gjashtë ministra- për kulturë, drejtësi, arsim dhe tre pa resor, unë jam afër numrit të një të tretës. Që do të thotë për herë të parë hapet debat se do të shkojmë në zgjedhje të Qeverisë, pasi nëse ndërroj vetëm dy e plotësoj limitin e një të tretës që të ketë rikonstruim të qeverisë. Ai është Këshilli i ministrisë së Drejtësisë dhe juristëve me të cilët flasim, që do të thotë se do të ketë më shumë se tre dhe në asi rrethana do t’i kumtojmë me kohë kur do t’i sjellim ato vendime”, ka thënë Zaev.
Për ndryshimet në Qeveri ai pret të merr fidbek javën e ardhshme edhe nga lideri i BDI-së Ali Ahmeti, nga Alternativa e Afrim Gashit, Menduh Thaçi i PDSH-së si dhe përfaqësuesve tjerë të partnerëve të koalicionit me të cilët ka biseduar, pasi siç ka thënë “ka funksionarë të dobët të cilët duhet të ndërrohen dhe të vijnë të rinj”.

Duke i komentuar vendimet e organit më të lartë partiak n, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendëshme Oliver Spasovski tha se këto janë vendime të shkëlqyera dhe pret të mbahet seancë e re e Këshillit Qendror në të cilën do të ekipohet udhëheqësia e re partiake.

“Ky është vendim i kryetarit të partisë, i cili i propozon funksionarët, por kjo nuk është fare e rëndësishme. Është me rëndësi se të gjithë ne u dakorduam se duhet t’i ndryshojmë, t’i përmirësojmë, ta përforcojmë strukturën e partisë. E dini se këtë rrallë e bën partia që është në pushtet dhe e cila i ka fituar zgjedhjet. Ne menjëherë pas marrjes së zgjedhjeve presidenciale jemi qasur drejt analizës dhe drejt përgatitjes për fitore në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, deklaroi Spasovski.

Edhe ministri Sugareski theksoi se ka besim të plotë në vendimet e kryeministrit
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Koço Angjushev deklaroi se të gjithë funksionarët shtetërorë duhet të jenë të vetëdijshëm se një ditë do ta lëshojnë funksionin, duke theksuar se është i relaksuar në lidhje me rekonstruimin e paralajmëruar në Qeveri.

“Është nder që të jesh anëtar i Qeverisë, por gjithashtu secili i cili ka marrë funksion shtetëror duhet të jetë i vetëdijshëm se një ditë atë funksion edhe do ta lëshojë dhe unë këtu nuk shoh tragjedi të madhe në gjithë këtë. Unë personalisht jam i relaksuar për këtë çështje dhe mendoj se kushdo që përgjigjet në këtë pyetje përveç kryeministrit është joserioze dhe nuk kam çka të përgjigjem më shumë”, deklaroi Angjushev, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Suhejl Fazliu, në komentin se a vlerëson se do të mbetet në pozitën e ministrit theksoi se ky është vlerësim i cili duhet së pari të dalë nga qytetarët dhe nga strukturat politike të cilat janë partner koalicioni. Do të respektohet, potencoi, secili vendim i tyre.

Sipas Fazliut, më e rëndësishmja është që të zbatohet programi qeveritar, ndërsa ndryshimet janë punë normale në shtete të zhvilluara demokratike.
Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov thotë se duhet të bëhet dallim midis termeve i shkarkuar, i ndërruar dhe dhënie dorëheqje. Unë së bashku me shokët e tjerë, nënkryetarë të Lidhjes Socialdemokrate gjatë javës së kaluar i ofruam dorëheqjet tona dhe dhe Këshilli Qendror i ka pranuar.

“Treguam integritet politik të gjithë ne e dhamë atë dorëheqje, sepse në politikë asgjë nuk është e përjetshme, si erdhëm, ashtu edhe logjikisht në një moment të shkojmë. Nëse i ndiqni mirë, ndërsa do të doja t’i ndiqni mirë, politikat dhe strategjitë që i kam krijuar në një vit e gjysmë si kryetar për qytetin tonë, do të shihni dhe do të dini, ashtu që krijimi i atyre politikave, realizimi i atyre politikave janë diçka që fillimisht pasojnë”!, përfundoi Shilegov.
VMRO-DPMNE-ja opozitare, megjithatë i vlerësoi si farsë ndryshimin e kuadrove në LSDM, nëse krahas funksioneve partiake nuk shkarkohen kuadrot, sipas tyre, nuk ndërrohen edhe nga funksionet shtetërore.

“Fshesa është vetëm farsë, derisa nuk largohen funksionarët e paaftë edhe nga funksionet shtetërore në krye me Zaevin dhe Shekerinskën, konkludimi do të jetë një, ajo është se Zaev tenton përmes teatrit për kinse fshesën t’i largojë qytetarët nga realiteti dhe problemet me të cilat përballen çdo ditë”, thonë nga VMRO-PDMNE.