Ndryshime temperaturash gjatë ditës, si parashikohet të jetë moti për sot

Pjesa e parë e ditës mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas herëshme, ku më të shpeshta vranësirat do jenë në skajin verior dhe zonat lindore duke rrezikuar ndonjë shi të izoluar dhe të papërfillshëm, sipas MeteoAlb. Por pjesa e dytë e ditës sjell largim të vranësirave nga vendi ynë duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë  duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 7°C deri në 25°C.

Era do fryjë mesatare dhe hera herës e fortë me shpejtësi 45 km/h kryesisht nga drejtimi Perëndimor-Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Marketing

Rajoni dhe Europa: Rrebeshe shiu dhe stuhi ere do të përfshijnë pjesën më të madhe të kontinetit Europian. Ku më të rrëmbyeshëm reshjet do jenë në europën qëndrore dhe pjesërisht pellgun e Mesdheut. Ndërsa kthjellime dhe vranësira dominojnë Europën Veriore dhe Gadishullin Iberik.