Ndryshimet e klimës po rëndojnë edhe shëndetin mendor – çfarë mund të bëni

Ngrohja globale pritet të çojë në një rritje të intensitetit dhe shpeshtësisë së luhatjeve ekstreme të motit, si valët e të nxehtit apo përmbytjet.Foto:Flickr

Marketing

Ngrohja globale pritet të çojë në një rritje të intensitetit dhe shpeshtësisë së luhatjeve ekstreme të motit, si valët e të nxehtit apo përmbytjet.

Ndërmjet viteve 2030 dhe 2050, ndryshimet klimatike pritet të shkaktojnë rreth 250,000 më tepër vdekje në vit. Kjo për shkak të kequshqyerjes, sëmundjeve dhe stresit nga i nxehti.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë se si këto ndryshime mund të ndikojnë në shëndetin tuaj mendor dhe si të veproni.

Çfarë do të thotë kjo për shëndetin mendor?
Sipas një raporti të cilit AgroWeb.org i referohet, 25-50 % e njerëzve të ekspozuar ndaj një fatkeqësie natyrore, janë në rrezik të një efekti negativ në shëndetin mendor.

Pas fatkeqësive natyrore, psikologët kanë parë një rritje të shqetësimeve, të cilat përfshijnë:

pagjumësi

nervozizëm

rritje e përdorimit të substancave

depresion

Edhe pse këto reagime mund të zbehen dhe të largohen me kalimin e kohës, ky nuk është gjithmonë rasti.

E kjo veçanërisht nëse njerëzit e prekur drejtpërdrejt nuk kërkojnë ndihmë ose nuk përballen me traumën e tyre.

Në disa raste, mund të shfaqen ndikime edhe më të rënda në shëndetin mendor, duke përfshirë depresionin dhe çrregullimet e ankthit.

Studime të shumta tregojnë gjithashtu për një lidhje midis nxehtësisë ekstreme dhe një rritje të nervozizmit, agresivitetit e madje edhe dhunës.

Po ashtu lajmet ose leximi për ndryshimet klimatike dhe fatkeqësitë natyrore mund të ndikojnë në shëndetin tuaj mendor.

Shqetësimi i vazhdueshëm mund të shtojë ndjesinë e ankthit apo depresionit tek disa individë.

Njerëzit që jetojnë me sëmundje kronike, njerëzit me status më të ulët socio-ekonomik, migrantët, refugjatët dhe të pastrehët, kanë gjithashtu më shumë gjasa të përjetojnë shqetësime të tilla.

Çfarë mund të bëni për të përballuar?
Edhe pse mund të mos jeni në gjendje të ndryshoni rrjedhën e këtyre ngjarjeve, ju mund të ndërmerrni hapa për të mbrojtur shëndetin tuaj mendor. Të tilla si:

Të njihni ndjenjat tuaja
Është normale të keni ankth ose frikë se si ndryshimi i klimës mund të ndikojë në jetën tuaj, në jetën e fëmijëve tuaj ose në planetin në tërësi. Mos i fshihni këto ndjenja, por bisedoni me miqtë dhe familjen.

Ju mund të zbuloni se shumë nga shqetësimet tuaja janë të njëjta dhe kjo mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më pak vetëm.

Bëni një plan sigurie
Nëse jetoni në zona ku ndiheni të kërcënuar, bëni një plan emergjence.

Blini pajisje sigurie, si aparate zjarri, ujë, elektrik dore, radio etj

Mësoni cilët faktorë nxisin shqetësimin tuaj
Shqetësimi është një proces i zakonshëm dhe të identifikoni faktorët nxitës mund t’ju ndihmojë.

Për shembull, nëse lajmet janë një nga nxitësit, përpiqmuni të mos i ndiqni shumë shpesh. Shkëputuni nga ato gjëra që shtojnë më tepër shqetësimin tuaj.

Kërkoni kujdes shëndetësor mendor
Nëse shqetësimi ose ankthi juaj për të ardhmen po ndërhyn në jetën tuaj, ju gjithmonë mund të flisni me një profesionist të shëndetit mendor.