Ndryshimet kushtetuese, Kovaçevski: Do të sigurojmë 118 deputet

Seanca parlamentare për ndryshimet kushtetuese do të vazhdojë kur të krijohen kushtet për të. Ky është një proces që nuk ndalet dhe prej tij varet e ardhmja e vendit, tha kryeministri, Dimitar Kovaçevski. Edhe pse për momentin çështja e ndryshimeve kushtetuese nuk po lëvizë nga vendi, kryeministri është optimist se në fund ndërhyrja në preambulën e Kushtetutës do të bëhet me mbështetjen e 118 deputetëve.

Marketing

“Seanca për ndryshimet kushtetuese do të vazhdojë kur të krijohen kushtet për të, pra kur të dihet se shumica më e madhe e deputetëve në Kuvend tashmë e kanë kuptuar se duhet miratuar. Deri në fund të këtij mandati parlamentar kemi gati edhe një vit. Unë them se në fund do të jenë 118.”, – deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.