Në Universitetin e Tetovës filloi afati i dytë i regjistrimit të studentëve të rinj për vitin akademik 2023/24

Në Universitetin e Tetovës, sot filloi realizimi i afatit të dytë të regjistrimit të studentëve të rinj për vitin akademik 2023/24. Në këtë afat, Universiteti ynë do të regjistroj studentë në të gjitha programet studimore në të cilat ka vende të paplotësuara nga afati paraprak. Procesi i regjistrimit do të realizohet prej sot, më 13 e deri më 15 shtator 2023.
Nga Zyra për arsim e Universitetit të Tetovës njoftojnë se në 13 njësitë akademike të Universitetit të Tetovës, në të gjitha programet studimore, në të cilat ka vende të lira kandidatët kanë të drejtë të aplikojnë për t’u regjistruar në ndonjërin prej këtyre programeve.
Po ashtu, shërbimet e administratës së Universitetit tonë i kryejnë me shumë përgjegjësi të gjitha detyrimet që kanë marrë për t’ua lehtësuar procedurat e aplikimit kandidatëve të cilët dëshirojnë të regjistrojnë studimet në Universitetin e Tetovës.

Marketing