Në Gjykatën penale seanca për “Dhunën në Qendër” dhe “Tenderët”

Në Gjykatën penale për sot janë caktuar seanca për lëndët e PSP-së “Dhuna në komunën Qendër” dhe “Tenderët”.

Marketing

Në të seancën e kaluar për lëndën “Dhuna në Qendër”, në të cilën të akuzuar janë ish-kryeminsitri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, ish-këshilltarja e VMRO-DPMNE-së Daniella Rangellova dhe nëntë persona të tjerë, u dëgjuan tre ish-këshilltarë të komunës Qendër.

Tre dëshmitarët, të cilët atëherë ishin këshilltarë në komunën Qendër nga radhët e LSDM-së, dëshmuan se më 10 qershor të vitit 2013 ka pasur sulm të organizuar në komunë nga turma e manipuluar dhe e organizuar e qytetarëve të cilët kanë sharë dhe kanë thënë fjalë të pahijshme.

Dëshmitarët cekën se mes pikave të rendit të ditës në mbledhjen e pestë të Këshillit të Komunës Qendër nuk ka pasur pikë për rrënimin e kishës “Shën Konstantini dhe Elena”.

Në seancat e kalaura për këtë lëndë, fajin e pranuan i akuzuari i katërt Tomisllav Llazarov dhe i akuzuari i pestë Jordan Ristevski dhe morën dënime me kusht. Për të akuzuarin e shtatë Dimçe Kërstev, ndërkaq, po zhvillohet procedurë e ndarë.

Seancë e re sot duhet të mbahet edhe për lëndën “Tenderët” në të cilën e akuzuar e parë është ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska lidhur me tenderin për kryerje të punëve ndërtimore në Muzeun e luftës maqedonase për shtetësi dhe pavarësi nga projekti “Shkupi 2014”.

Në këtë rast të akuzuar janë edhe dy anëtarë të Komisionit për furnizime publike.

Sipas aktakuzës, një pjesë e punëve ndërtimore në Muze janë kryer në dobi të personit juridik “Beton” nga Shtipi. Para se të shpallet konkurs për ndarje të marrëveshjes për furnizim publik dhe para se të  zbatohet procedura, në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike, Kançeska-Milevska përmes bisedimeve me drejtorin e përgjithshëm të ndërmarrjes ndërtimore “Beton” nga Shtipi ka urdhëruar të vazhdohet me punë në Muze, ku janë kryer punë ndërtimore pas marrëveshjes së lidhur paraprakisht për furnizim publik.

Në seancën e kaluar u paraqitën dëshmi materiale nga ana e prokurorëve të PSP-së.

Marketing