“Ne i dëgjuam që po bënin sherr!” Detaje të reja për vdekjen e mistershme të gruas së policit

Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja që ndodhi sot në Durrës, ku një 47-vjeçare, grua e një polici u gjet e vrarë në banesën e saj.

Marketing

Burime të News24 pranë grupit hetimor raportojnë se të afërmit kanë dëgjuar çiftin Sherif dhe Merita Hajdari teksa debatonin me njëri-tjetrin për disa minuta. Pasi u morën në pyetje në polici, ata dëshmuan se kishin dëgjuar nga jashtë banese sherrin mes çiftit, ndërsa shtojnë se kur hynë në banesë panë gruan të vrarë me një armë zjarri.

“Dëgjuam që çiftit po zihej dhe po bërtisnin. Por nuk ishin brenda në shtëpi në atë moment. Kur hymë brenda në shtëpi, Merita kishte vdekur dhe ishte pa shenja jete. Por nuk pamë se çfarë ndodhi”, mësohet të jenë shprehur të afërmit e viktimës.

Fill pas ngjarjes që ndodhi sot rreth orës 13:20 në lagjen nr. 7 të qytetit bregdetar, efektivi i policisë së Durrësit u thirr në komisariat, ku u mor në pyetje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë ekspertiza ka konkluduar se arma e përdorur është e bashkëshortit të saj, Sherif Hajdari me detyrë efektiv policie në Durrës.

Grupi hetimor, sakaq është duke hetuar për motivet e zënkës mes çiftit, duke e përqendruar çështjen tek dy pista; atë të vrasjes por edhe të vetëvrasjes.