Ne nuk e dimë sa kohë do të zgjasë COVID-19, paralajmëron kryeministri italian

Kryeministri italian Mario Draghi tha të martën se urgjenca në raport me COVID-19 ka theksuar nevojën për të menduar për një kohë të gjatë dhe për të investuar në sektorin e shëndetësisë.

“Pandemia aktuale na detyron të jemi më të përgatitur për të ardhmen”, ka thënë Draghi ndërsa mori pjesë në një uebinar me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, për të dëgjuar përfaqësuesit e shoqërisë civile përpara Samitit Global të Shëndetit në Romë më 21 maj.

“Puna jonë duhet të fillojë tani sepse nuk e dimë sa do të zgjasë kjo pandemi ose kur do të godasë tjetra”, ka thënë më tej ai.

Marketing

“Ne duhet të mbështesim kërkimin, të forcojmë zinxhirët e furnizimit dhe të ristrukturojmë sistemet shëndetësore kombëtare”.

“Ne duhet të forcojmë koordinimin dhe bashkëpunimin global”, citohet të ketë thënë ndër tjerash Draghi.