Në proces numërimi 16 kuti në Elbasan, si ndahen votat mes PD dhe PS

schedule03:47 – 26 Prill, 2021

Vijon procesi i numërimit në Elbasan. Deri më tani janë në proces 16 kuti. Siç raporton gazetari Aldo Kozarja, janë duke u numëruar 16 kuti në KZAZ-të 48, 49 50, të cilat janë të përqendruar te pallati i sportit.

Nga rezultati i deritanishëm vihet re një rritje e Partisë Demokratike krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017.

Marketing

Lexo edhe: Numërohen 88 000 fletë votimi, sa vota kanë deri më tani PS, PD, LSI dhe PSD

Dy kutitë kane përfunduar së numëruari të dhënat sa i përket shifrave në qendrën e votimit 23/58 rezulton PD me 117, PS me 168. Në 2017 PD ka pasur në këtë qendër 93 vota çka nënkupton se ka një rritje të vogël në shifra. PS ka 149 dhe aktualisht është 168.

Në KZAZ 49 nr 23, në 2017 PS ka pasur 141 ndërsa PD 129 vota. Në atë kohë kishte PDIU 96 vota, ndërsa LSI kishte 43 vota. Sot kjo qendër votimi rezulton: 181 PS me 40 vota më shumë, 152 PD me rritje po ashtu dhe ka një zbritje LSI.

Ndiq REZULTATIN live në abcnews.al