Gjatë 24 orëve të kaluara në Shkup-Lisiçe kanë rënë 32l/m2, 22 në Topollçan, 19 në Kriva Pallankë, 12 në Vinicë, 9 në Tetovë dhe Krushevë, 7 në Berovë, 6 në Strumicë, 3 në Prilep, 2 në Pozharan, Shtip dhe Gjevgjeli dhe një në Dojran, kumtojnë nga DPHM.
Moti sot në orët e pasdites në disa vende do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Lokalisht do të ketë kushte për paraqitje të proceseve më intensive në formë të motit të keq me erë të përforcuar dhe paraqitje të izoluar të breshrit.
Temperaturat maksimale do të lëvizin në interval prej 27 deri në 35 gradë Celsius. Indeksi UV 8.
Moti në Shkup do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare, pasdite do të ketë kushte për shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperaturat do të lëvizin deri në 32 gradë.
Deri të martën do të ketë mot kryesisht me diell dhe shumë i ngrohtë. Të hënën dhe të martën do të ketë shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Të mërkurën do të ketë mot jostabil në disa vende dhe do të fryjë erë e përforcuar veriperëndimore, që do të kontribuojë për rënien e temperaturës nga 7 deri në 9 gradë.