Në UT prej 11 deri më 14 shtator do të zhvillohet afati i dytë i regjistrimit

Në Universitetin e Tetovës, prej 11 deri më 14 shtator do të zhvillohet afati i dytë i regjistrimit të studentëve të rinj për vitin akademik 2018/2019. Pas përfundimit me sukses të afatit të parë, Universiteti i Tetovës, ka shpallur konkurs për plotësimin e vendeve të lira në programet studimore të 13 fakulteteve.

Marketing

Sipas konkursit të shpallur për realizimin e afatit të dytë për regjistrimin e studentëve të rinj, aplikimi, seleksionimi, rangimi dhe regjistrimi i kandidatëve në kategoritë e caktuara në afatin e dytë dhe të tretë do të bëhet sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara me Konkursin për regjistrim të studentëve në ciklin e parë të studimeve në Universitetin e Tetovës.

Kandidatët të cilët arrijnë më pak se 40 pikë nga numri i përgjithshëm i pikëve, do të pranohen vetëm nëse mbeten vende të lira në kategoritë e caktuara me konkurs, për të cilët do të vendosë komisioni qendror.

Kandidatët të cilët do të aplikojnë për regjistrim, fillimisht duhet ta plotësojnë formularin online në ueb faqen e Universitetit: www.unite.edu.mk.

Po ashtu, kandidatët duhet t’i dorëzojnë këto dokumente: Fletaplikimin (merret në administratë gjatë dorëzimit të dokumenteve); Dëftesat origjinale nga shkollimi i mesëm; Diplomën për kryerjen e shkollës së mesme; Certifikatën nga libri amë i të lindurve; si dhe Certifikatën e nënshtetësisë.