Nënshkruhen marrëveshjet e para nga IPARD 2 për investimet në kapacitetet përpunuese

Deri në mes të muajit tetor të këtij viti duhet të realizohen tre investimet e para në industrinë e përpunimit me mjete nga Programi IPARD 2. Marrëveshjet u nënshkruan sot në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, ndërsa bëhet fjalë për gjithsej 315.000 euro që do të investohen në pajisje për tharjen e pemëve dhe perimeve, në linjë të re për lëngje të freskëta të shtrydhura, si dhe në pajisje për përpunimin e qumështit dhe prodhimeve të qumështit.

Marketing

Tre investitorët, nga Tetova, Negotina dhe Vizbegu, thanë se në vend që një vit e gjysmë, sa është pritur deri më tani për miratimin e projekteve, procedura këtë herë ka qenë më e shpejtë dhe ka zgjatur dy muaj jo të plota nga përfundimi i thirrjes publike.

“Hyjmë në një cikël të fuqishëm investues i cili do ta lëviz tregun, do të kontribuojë për zgjidhjen e problemit me prodhimet tepricë dhe do të hapë vende të reja pune”, tha ministri Lupço Nikollovski pas nënshkrimit të marrëveshjeve.
Sipas Nikollovskit, ky është edhe një konfirmim se vendi ngadalë bëhet lider në rajon. Kthehet besimi tek qytetarët lidhur me tërheqjen e parave evropiane.
Investitorët transmetuan përvoja të ndryshme lidhur me IPARD aplikimin.

Nga 950 marrëveshje të arritura pas IPARD 2 të parë, deri më tani 794 aplikantë i kanë përfunduar investimet dhe kanë dorëzuar kërkesa për kthimin e mjeteve. Me këtë rast, 180 kompani tërësisht e kanë marrë mbështetjen financiare me një shumë prej rreth dy milionë euro.