Qyteti i Shkupit i njofton qytetarët se nesër dhe pasnesër (e mërkurë dhe enjte), në orët e hershme të mëngjesit do të realizohet faza e dytë e dezinsektimit me aeroplan në rajonin e qytetit të Shkupit kundër formave të mëdha të mushkonjave.
Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë kryerjen e dezinsektimit, do të spërkatet ditën e parë të ardhshme, kur kushtet e motit do të jenë të favorshme, në terminin e njëjtë.
Nga Qyteti i Shkupit i njoftojnë bletarët që me kohë t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtje të bletëve.