Nesër pa rrymë këto komuna të Shkupit

Pa energji elektrike nesër, për disa orë do të mbeten shfrytëzuesit nga komunat Studeniçan, Saraj, Qendër, Kisella Vodë, Aerodrom dhe Zelenikovë.

Marketing

Ndërprerja e energjisë elektrike është për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin elektro-distributiv, informojnë nga QRMK-Shkup, pas njoftimit nga SHA “EVN Maqedoni”.

Pa rrymë prej orës 13:30 deri në orën 14:30 do të jenë shfrytëzuesit nga fshatrat Studeniçan dhe Moranë në komunën e Studeniçanit, prej orës 9:00 deri në orën 15:00 shfrytëzuesit nga fshati Gllumovë, SP në fshatin Gllumovë, Adrius, një pjesë e Sarajit, fshatrat Shishovë dhe Matkë dhe ndërmarrja Bis-Oli në komunën e Sarajit dhe shfrytëzuesit nga rrugët “Aco Karmanov”, “Perisha Saveliq”, “Pitu Guli” dhe “Partenie Zografski” në komunën Qendër.

Prej orës 11:00 deri në orën 12:00 do të jenë shfryëtzuesit nga rrugët “Serdari” dhe “Ivan Haxhinikollov”, nënrruga 1 në komunën Kisella Vodë, prej orës 10:00 deri në orën 13:00 shfrytëzuesit nga rrugët “23”, “Tetori” nr.42 në komunën e Aerodromit, prej orës 8:30 deri në orën 9:30 hsfrytëzuesit e një pjese të fshatit Studeniçan në komunën e Studeniçanit, ndërsa prej orës9:45 deri në orën 10:45 shfrytëzuesit nga fshatrat në komunën e Zelenikovës. .